Feronikeli ’74 dhe Ballkani përballen në javën e 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës. Formacionet për këtë takim janë bërë të ditura.
Drenicasit presin therandasit në stadiumin Rexhep Rexhepi, ku ndeshja pritet të nisë në orën 13:00.
Skuadra e Elon Berishës synon ta vijojë ecurinë pozitive përpara tifozëve të saj, pas fitores ndaj Dukagjinit dhe barazimit me Malishevën.
Ballkani i Sami Sermaxhajt vjen pas dy fitoreve radhazi dhe kërkon një tjetër rezultat pozitiv për t’u ngjitur më tej në tabelë.
Formacionet
Feronikeli ’74: Në pritje..
Ballkani: Selmani; Diene, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanhadzovic, Domgjoni; Klinaku, Giovanni, Hamidi; Berisha;
Burimi: www.albeu.com









