Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

TikTok akuzohet për promovimin e industrisë së seksit te vajzat e reja

TikTok akuzohet për promovimin e industrisë së seksit te vajzat e reja
Foto: kohajone.com

Një raport i ri akuzon platformën TikTok se po ndihmon në promovimin dhe normalizimin e industrisë së seksit, duke lejuar “influencueset e seksit” të postojnë video që tregtojnë përmbajtje pornografike të ngarkuar në platforma si OnlyFans. Studiuesit, pas një viti studimi të përmbajtjes jo-eksplicite në TikTok nga performuese të njohura të OnlyFans, zbuluan referenca të koduara për pornografinë brenda “përmbajtjes së stilit të jetesës vajzërore”, si pazar, kafshë shtëpiake apo këshilla bukurie.

Megjithëse lidhja direkte me OnlyFans është e ndaluar, përdoren eufemizma, emoji dhe gjeste për të treguar disponueshmërinë e përmbajtjes për të rritur. TikTok ndalon kërkesat seksuale, por shpërndan material “të sigurt për punë” nga performueset e OnlyFans. Raporti thekson se aludimet fshihen në postime si “bëhu gati me mua” (GRWM), ku përdoret fjala “misër” (corn) në vend të “pornografi” (porn) për të shmangur bllokimin.

Metodologjia e studimit

Studimi “TikTok to OnlyFans pipeline” u krye nga organizatat Cease (MB) dhe Collective Shout (Australi). Studiuesit analizuan postimet e “influencuesesh seksi” dhe rekomandimet e algoritmit të TikTok. Në postimet virale, performueset e OnlyFans promovonin një “jetë të mrekullueshme” plot liri, argëtim dhe para, falë shitjes së përmbajtjes seksuale. Kjo mesazh shoqërohej me imazhe parash, shtëpish luksoze dhe makinash të shtrenjta, duke e paraqitur OnlyFans si zgjidhje për varfërinë.

Diskrepanca e të ardhurave

Megjithatë, të dhënat e OnlyFans tregojnë një diskrepancë të madhe: ndërsa 5,000 krijuesit më të mirë kanë fituar mbi 1 milion dollarë secili, fitimet mesatare të 5 milionë performuesve të regjistruar janë rreth 1,000 dollarë në vit. Melinda Tankard Reist, nga Collective Shout, e dënoi TikTok-un si “një proxenet dixhital në shkallë industriale që kanalizon vajzat në industrinë e seksit”, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e grave dhe vajzave të reja nga kjo industri grabitqare.

Yjet e OnlyFans dhe adoleshentët

Hulumtimi u nxit nga shqetësimi se yje të OnlyFans si Sophie Rain dhe Ari Kytsya kishin ndjekje të madhe në TikTok mes adoleshenteve dhe po e përdornin platformën për të promovuar krijimin e pornografisë. Performueset e OnlyFans ndërtojnë ndjekës në TikTok për të bërë aludime delikate për përmbajtjen eksplicite që shitet diku tjetër. Raporti fokusohet te lidhjet midis TikTok dhe OnlyFans për shkak të numrit të lartë të përdoruesve të rinj të TikTok dhe rolit të tij si pikënisje karriere për shumë prej tyre.

Promovimi i markave

Disa yje të OnlyFans bëjnë promovim markash, duke reklamuar artikuj shtëpiakë, lodra seksi dhe prezervativë. Ari Kytsya, e cila e quan veten “aktore dysheku”, u emërua ambasadore e markës kozmetike L’Oréal për Urban Decay, duke promovuar makijazh që “performon mirë në dyshekë”. Autorët e raportit bëjnë thirrje për zgjerimin e ndalimit të përmbajtjes pornografike për nën 18-vjeçarët, duke përfshirë edhe postimet që promovojnë ose lidhen me industrinë e seksit.

Përgjigjet e platformave

Një zëdhënës i TikTok theksoi se platforma ndalon rreptësisht përmbajtjen seksuale dhe përdor teknologji për të zbatuar udhëzimet, duke parandaluar përmbajtjen e papërshtatshme për moshën të arrijë te adoleshentët. Ndërsa një zëdhënës i OnlyFans deklaroi se platforma është për persona mbi 18 vjeç dhe ka procese të rrepta regjistrimi për të parandaluar aksesin e të miturve.

Marrë nga The Guardian UK

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha