Një aksident ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Një furgon mallrash dhe dy automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta. Si pasojë janë dëmtuar automjetet, por nuk ka persona të lënduar.
Policia në vendngjarje
Policia rrugore është angazhuar në vendngjarje jo vetëm për dokumentimin e rastit, por edhe për të disiplinuar trafikun. Sipas policisë, ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të furgonit gjatë parakalimit. Furgoni ka përplasur nga pas një automjet, i cili më pas është përplasur me barrierën anësore të betonit dhe me automjetin tjetër të përfshirë në aksident.
Burimi: abcnews.al










