Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

180 shoferë gjobiten në Ferizaj për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes

180 shoferë gjobiten në Ferizaj për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
Foto: reporteri.al

Gjobat në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mbetet ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente.

Veprimet ndëshkuese nuk kanë munguar: vetëm gjatë muajit tetor, në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 180 gjoba për shoferët që kanë përdorur telefonin ndërsa po vozitnin.

Komunikata zyrtare

Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit në muajin tetor 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit tetor 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 180 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie për shkak të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha