Një automjet Ford Fiesta shkaktoi rrëmujë në trafik pasi drejtuesi i tij duket se e mori korsinë e biçikletave për rrugën e makinave.
Ngjarja ndodhi në Wallisdown Road, në Bournemouth të Anglisë, dhe u filmua.
Në pamje shihet makina që hyn në korsinë e kuqe të biçikletave dhe vazhdon pas një çiklisti të habitur.
Shoferi e ndjek çiklistin edhe pasi korsia ndahet nga rruga për t’i lënë hapësirë një stacioni autobusi.
Shoferi kalon mbi trotuar
Për të mos u përplasur me të, në një çast shoferi kalon edhe mbi trotuar.
Kur këshilltari lokal Adrian Chapmanlaw e pyet për veprimin, drejtuesi i makinës thotë se po ndiqte navigacionin dhe kishte humbur rrugën.
Shpjegimi nuk e bind Chapmanlaw-in, i cili i vë në dukje se makina ndodhet në korsinë e biçikletave, jo në rrugën për automjete.
Më pas, shoferi arrin të dalë nga korsia dhe të rikthehet në rrugën e duhur.
Burimi: www.albeu.com









