Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

De Winter pranon gabimin te Milani: Gjithçka nis nga mentaliteti

De Winter pranon gabimin te Milani: Gjithçka nis nga mentaliteti
Foto: telesport.al

Koni De Winter, i cili bashkë me Torriani ishte përgjegjës për gabimin e rëndë që solli golin e parë të Ferencvarosit, e pranoi përgjegjësinë pas humbjes së Milanit në “Europa League”: “Sot asgjë nuk funksionoi. Nuk mund ta shpjegoj. Duhet të punojmë për këtë si grup.

Është çështje mendore, gjithçka është mendore, mënyra si luajmë dhe si i përballojmë ndeshjet”. Për objektivin e kualifikimit mes 24 skuadrave të para, shtoi: “Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, humbasim si sot. Duhet të bëjmë gjithçka për të fituar”.

Kritika e Bartesaghit ndaj performancës

Edhe Bartesaghi ishte kritik ndaj paraqitjes së skuadrës: “Duhet të flasim mes nesh. Kjo performancë nuk komentohet. Hymë në fushë me qëndrimin e gabuar dhe shkatërruam gjithçka të mirë që kishim ndërtuar gjatë javës”.

Mbrojtësi evidentoi mungesën e grintës, dëshirës për të luftuar për topat e dytë dhe reagimit në momentin e duhur: “Duhet të analizojmë gabimet dhe të përballemi me ndeshjen e radhës me vendosmëri dhe frymë tjetër skuadre”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha