Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ish-ylli i Barcelonës flet për rënien e formës së Viniciusit

Ish-ylli i Barcelonës flet për rënien e formës së Viniciusit
Foto: telesport.al

Vinicius Junior po përjeton një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij. Anësori brazilian ka kontribuar vetëm me një gol dhe tre asistime deri tani, dhe në disa raste ka nisur ndeshjen nga stoli. Edhe në fitoren e mbrëmshme të Real Madridit 2-3 ndaj AEK, Vinicius bëri një paraqitje tejet të dobët.

Reagimi i Umtitit

Samuel Umtiti, ish-mbrojtësi i Barcelonës, shprehu keqardhjen e tij për situatën që po kalon braziliani në një deklaratë për RMC Sport, duke përmendur edhe arsyet që sipas tij kanë sjellë këtë rënie.

“Më vjen keq për të! Ai nuk ka qenë në formën e tij më të mirë prej muajsh. Po has vështirësi në finalizim dhe po shpërdoron shumë raste. Ai nuk e përcjell më atë prani që dikur shkaktonte frikë”, tha fillimisht Umtiti.

Arsyet e rënies sipas Umtitit

“Ai është prekur thellë që kur nuk e fitoi ‘Topin e Artë’. Është e vështirë të rikthesh atë shkëndijë që Vinicius kishte dikur”, shtoi ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i Francës.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha