Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Partitë arabe mund të zhysin Bibin? Gazetari flet për qeverinë e brishtë

Partitë arabe mund të zhysin Bibin? Gazetari flet për qeverinë e brishtë
Foto: abcnews.al

Izraeli mund të ketë një qeveri të re pa Netanjahun si kryeministër, por për këtë, rivali i tij Gadi Eisenkot duhet të pranojë votat e 19 deputetëve të koalicionit të partive arabe të Izraelit.

Pasi një prej këtyre partive i bëri atij këtë ofertë, tani të gjitha partitë arabe thonë se do ta mbështesnin një kabinet të opozitës izraelite. Oferta është vetëm mbështetje me votat e tyre, pa u bërë pjesë e kabinetit, çka do t’i jepte Gadi Eisenkot 63 votat e shumicës.

Por kjo do ta mbante atë peng, në një moment delikat të sigurisë së Izraelit në Lindjen e Mesme.

Koalicioni dhe rrezikun e brishtësisë

Gazetari Egon Loli, i ftuar në “War Report”, u shpreh se koalicioni i rivalit të Netanyahut ka në përbërje politikanë të moderuar, dhe ideja e një zgjidhjeje me dy shtete mund të marrë formë. Megjithatë, koalicioni me partitë arabe, tha ai, do ta bënte qeverinë e re të brishtë, dhe situata politike mund të bëhet më e vështirë.

“Ndryshe nga koalicioni i Netanyahut, koalicioni i Eisenkot përbëhet nga politikanë që janë më të moderuar, në kuptimin e mundësisë për një zgjidhje me dy shtete. Brenda atij koalicioni janë edhe figura që mund të kenë gjetur hapësirë te partitë arabe.

Kjo do të jetë një qeveri e brishtë për shkak të mundësisë që partitë arabe të kenë në dorë edhe shkopin dhe karotën. Do ta shohim edhe pozicionimin e tij në raport me administratën e Donald Trump”, tha ai.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha