Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha thërret publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn të bashkohen kundër Ramës

Berisha thërret publikisht Shehajn, Qorin dhe Lapajn të bashkohen kundër Ramës
Foto: euronews.al

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për bashkimin e opozitës, duke ftuar edhe drejtuesit e forcave të reja politike, mes tyre Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn.

Berisha deklaroi se është i gatshëm të takohet me këdo që synon largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke thënë se nuk ka paragjykime ndaj asnjë aktori politik opozitar.

“Unë shfrytëzoj sërish rastin dhe i ftoj që të bashkohemi. Bashkohem që nesër! Me cilindo që bashkohet, që të largojmë Ramën nga pushteti. Me cilindo njeri. Ne nuk ftojmë me paragjykime. Me të gjithë takohem, nuk kam asnjë lloj paragjykimi. Se çfarë më quajnë, rëndësi ka të largojmë të keqen më të madhe”, u shpreh Berisha.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha