Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është shpallur fajtor nga gjykata për një akuzë përdhunimi dhe tri vepra të sulmit seksual, në përfundim të procesit gjyqësor që lidhej me pretendime të ngritura nga disa gra.
Gjatë seancës, gjyqtari bëri të ditur se për aktorin pritet një dënim i rëndë me burg, duke theksuar se ai do të vuajë një periudhë të konsiderueshme pas hekurave.
Në këtë proces, 51-vjeçari përballej me shtatë akuza penale, përfshirë tri akuza për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për tentativë të sulmit seksual të pahijshëm. Megjithatë, për tri prej akuzave ai u shpall i pafajshëm.
Ngjarjet për të cilat u zhvillua gjykimi pretendohet se kanë ndodhur përgjatë viteve 1999–2009 dhe përfshijnë gjashtë gra. Për shkak të natyrës së çështjes, identiteti i tyre mbetet i mbrojtur me anonimat të përhershëm.
Por problemet ligjore të Brand nuk përfundojnë me këtë vendim. Autoritetet po shqyrtojnë edhe pretendime të tjera për përdhunim, të paraqitura nga dy gra të tjera. Këto akuza janë objekt i hetimeve të veçanta dhe nuk përfshihen në çështjen për të cilën është dhënë vendimi aktual.
Burimi: bordo.al









