Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Hargreaves tregon çka diskutoi me Çitakun pas deklaratës për Speciales

Hargreaves tregon çka diskutoi me Çitakun pas deklaratës për Speciales
Foto: pressonline.al

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka takuar Vlora Çitakun, të cilën e ka uruar për emërimin e saj si udhëheqëse në detyrë të PDK-së.

Përveç fotografive nga takimi, ambasadori ka shkruar se pret me kënaqësi të punojë me Çitakun gjatë muajve në vijim.

“Diskutuam shqetësimet e partisë lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe u pajtuam për rëndësinë e sigurimit që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe obligimeve të saj ndërkombëtare”, shton ai.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha