Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Flamingot ikin nga Liqeni? Klementin Mile: Ka dorë politike

Flamingot ikin nga Liqeni? Klementin Mile: Ka dorë politike
Foto: abcnews.al

TIRANË – Analisti Klementin Mile, duke folur në emisionin “Real Story”, ka paraqitur arsyet që, sipas tij, çuan në rënien e protestës së “flamingove” dhe largimin gradual të protestuesve.

Organizimi si faktor kryesor

Sipas Miles, një nga faktorët kryesorë që ndikuan në zbehjen e protestës ishte përpjekja për t’i dhënë asaj një strukturë organizative dhe politike, ndonëse në fillim ishte konceptuar si një lëvizje spontane.

Ai përmendi përpjekjet për organizimin e kuvendeve, diskutimet për krijimin e një partie të re, praninë e partive politike, si dhe përfshirjen e pedagogëve, të cilët, sipas tij, e orientuan protestën drejt një forme më të strukturuar organizimi.

Pasojat për numrin dhe karakterin e protestës

Mile theksoi se pikërisht ky ndryshim ndikoi në rënien e numrit të pjesëmarrësve dhe në dobësimin e karakterit të protestës.

“Me rënien e numrit të protestuesve, në tentativa nga më të ndryshmet për organizim, kuvende, zëra për parti. Pra, për të krijuar një parti, dukshmëria e partive qoftë PD dhe qoftë ato të reja, pastaj në momentin që vijnë edhe pedagogët, edhe ata duken si sindikatë… në momentin që futet një organizim i jep sensin organizativ diçkaje, që duhet të ishte më spontane. Ajo që ndodh pastaj është se edhe numrat bien, edhe cilësia e protestimit bie, sepse duket pastaj një diçka e stisur, e dirigjuar dhe të gjitha këto largojnë njerëz”, tha ai.

abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha