Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Përfundon restaurimi i shkollës historike Ismail Qemali në Ferizaj

Përfundon restaurimi i shkollës historike Ismail Qemali në Ferizaj
Foto: kultplus.com

Edhe një objekt me vlerë historike dhe kulturore i është rikthyer qytetit të Ferizajt. Ka përfunduar restaurimi i shkollës historike shqipe “Ismail Qemali”, përfshirë edhe punimet në ish-konviktin e saj.

Ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1930, është restauruar duke ruajtur vlerat historike dhe karakteristikat e saj arkitektonike.

Me këtë ndërhyrje, Ferizaji rikthen në përdorim dhe në kujtesë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së tij kulturore. Objekti dëshmon historinë dhe zhvillimin arsimor të qytetit dhe tani ruhet për brezat e ardhshëm./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha