Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Gjirokastra, ndër gjashtë qytetet historike që duhet vizituar

Gjirokastra, ndër gjashtë qytetet historike që duhet vizituar
Screenshot

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, që ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike, por që ende vizitohen pak nga turistët, shkruan “The Indian Express”, gazeta e përditshme indiane në gjuhën angleze.

Nga portet e lashta tregtare te qendrat mesjetare dhe ish-kryeqytetet mbretërore, këto qytete ofrojnë mundësi për të zbuluar trashëgiminë e pasur të qytetërimeve të ndryshme dhe për të njohur më nga afër të kaluarën e tyre.

Në këtë kuadër janë përzgjedhur gjashtë qytete historike më pak të njohura, të cilat rekomandohen si destinacione për turistët e interesuar për historinë dhe kulturën.

Gjirokastra, Shqipëri

Në këtë renditje përfshihet edhe Gjirokastra, një nga qytetet historike të Shqipërisë, e njohur për arkitekturën karakteristike osmane dhe trashëgiminë e saj kulturore, e mbrojtur nga UNESCO.

E njohur si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe shquhet për vlerat e saj arkitekturore, veçanërisht për ndërtesat tradicionale të periudhës osmane.

Qendra historike karakterizohet nga shtëpitë me çati prej guri, rrugët e shtruara me kalldrëm dhe kalaja e ndërtuar në majë të kodrës, nga ku ofrohet një pamje mbi luginën e Drinos.

Gjirokastra është gjithashtu vendlindja e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Banesat dhe monumentet e qytetit të vjetër

Qyteti shquhet për banesat tradicionale shumëkatëshe, të ndërtuara kryesisht gjatë shekujve XVII–XIX, me mure të trasha guri dhe elemente karakteristike të arkitekturës së periudhës osmane.

Qendra historike përfshin gjithashtu Pazarin e Vjetër, i cili u zhvillua si qendër tregtare dhe zejtare e qytetit, si dhe xhaminë e Pazarit dhe kisha të ndërtuara gjatë shekullit XVIII.

Një tjetër monument i rëndësishëm është Kalaja e Gjirokastrës, e cila përbën pikën qendrore të qytetit të vjetër dhe ofron pamje panoramike mbi luginën e Drinos. Në kala ndodhen edhe hapësira muzeale dhe objekte që dëshmojnë periudha të ndryshme të historisë së vendit.

Qyteti është gjithashtu i njohur për Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili zhvillohet në kalanë e tij dhe mbledh grupe artistike nga Shqipëria dhe trevat shqiptare.

Gjashtë qytetet e përzgjedhura

Sipas renditjes në artikull, gjashtë qytetet historike të përzgjedhura janë:

Colonia del Sacramento, Uruguai

Gjirokastra, Shqipëri

Lamu, Kenia

Matera, Itali

Trogir, Kroaci

Visby, Suedi. /atsh/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha