Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Hoxha takohet me kryeministrin rumun, mbështet anëtarësimin në BE

Hoxha takohet me kryeministrin rumun, mbështet anëtarësimin në BE
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë, Luca Niculescu.

Forcimi i partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë

Biseda u fokusua në forcimin e mëtejshëm të partneritetit të ndërtuar ndër vite mes Shqipërisë dhe Rumanisë si aleatë në NATO, partneritet i orientuar nga një e ardhme e përbashkët evropiane.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha njoftoi se, “me Kryeministrin Niculescu diskutuam se si t’u japim edhe më shumë përmbajtje marrëdhënieve dypalëshe, të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik dhe investimet”.

Në fokus të bisedës ishte edhe bashkëpunimi më i ngushtë përballë sfidave me të cilat përballen rajoni ynë dhe Evropa.

Mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Përvoja dhe rrugëtimi evropian i Rumanisë mbeten veçanërisht të çmuara për ne, ndërsa Shqipëria avancon me vendosmëri drejt anëtarësimit. Lidhjet tona i kanë rrënjët në histori, por potencialin e tyre më të madh e kanë në të ardhmen”, deklaroi ministri i Jashtëm.

/gj.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha