Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve, pa dallim bindjesh politike, t’i bashkohen protestës studentore të së shtunës, më 7 nëntor, ora 12:00, në Tiranë.
Në thirrjen e saj, PD Gjirokastër ngre shqetësimin për shpopullimin masiv, mjerimin ekonomik, braktisjen e qyteteve dhe mbylljen e institucioneve, duke theksuar se Jugu i Shqipërisë po shkon drejt rrënimit.
Apeli për mbështetje
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Daniel Sino, u bën apel qytetarëve dhe prindërve të bashkohen në mbështetje të studentëve dhe brezit të ri, duke theksuar se pjesëmarrja e gjithsecilit ka rëndësi.
Deklarata e plotë
Partia Demokratike Gjirokastër u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve, pa dallim, që të bëhen pjesë e protestës studentore që organizohet nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSh).
Ditën ? E shtunë, 07.11.2026
? Ora 12:00 TIRANE
Qarku i Gjirokastrës po përjeton momentet më të rënda të historisë së tij ! Mjerimi ekonomik, shpopullimi masiv, braktisja e qyteteve dhe krahinave të mrekullueshme, reforma teritoriale në këtë Qark, mbyllja e disa institucioneve po e çojnë Jugun e Shqipërisë drejtë rrënimit !
Të dashur qytetarë me parti dhe pa parti të dashur prindër ju ftojmë të gjithëve të bashkohemi dhe të jemi pjesë e kësaj proteste, duke treguar mbështetjen tonë për kauzën studentore dhe për zërin e të rinjve tanë.
Qëndrimi në heshtje inkurajon sunduesit e korruptuar, duhet të jemi të angazhuar ndaj studentëve dhe fëmijëve tanë.
Unë besoj tek familja, zoti, atdheu, demokracia, vlerat dhe inisiativat e brezit të ri.
Pjesëmarrja e gjithsecilit ka rëndësi!
Faleminderit.
Burimi: www.albeu.com










