Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve
Foto: albeu.com

Qytetarët janë mbledhur sërish mbrëmjen e kësaj të enjteje para Kryeministrisë, duke vijuar protestën dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve me forcë në komisariate, protestuesit kanë zgjedhur të rikthehen në shesh dhe të vijojnë kundërshtimin e tyre.

Gjobat dhe paralajmërimi i qeverisë

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama, në krah të ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, paralajmëroi se gjobat administrative dhe hetimet penale ndaj protestuesve do të vijojnë.

Studentët dhe qytetarët vazhdojnë protestën

Ndërkohë, studentët dhe qytetarët që i janë bashkuar protestës vijojnë të kundërshtojnë çdo mundësi dialogu me kryeministrin. Ata kanë këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha