Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Gazetari Elton Tozaj flet pas sulmit: Nuk më ndalni dot

Gazetari Elton Tozaj flet pas sulmit: Nuk më ndalni dot
Foto: kosovarja-ks.com

Një ngjarje e rëndë duket se ka ndodhur me Elton Tozajn, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto tronditëse, ku shfaqet i gjakosur dhe me kokën tërësisht të fashuar.

Pamjet e publikuara nga ai janë shqetësuese, ndërsa mesazhi që shoqëron foton është edhe më i fortë: “Kushdo që e bëri këtë do e paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”

Shprehja e tij e fundit ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Konteksti i denoncimeve

Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më të bujshme është fakti se Tozaj vjen pas një serie denoncimesh të forta publike, ku ka folur për video intime të personazheve të njohur dhe afera seksuale që, sipas tij, përfshijnë persona në detyrë.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha