Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barcelona ndryshon objektivin pas lëvizjes së Interit

Barcelona ndryshon objektivin pas lëvizjes së Interit
Foto: telesport.al

Inter ka zyrtarizuar gjatë javës rinovimin me Federico Dimarco deri në vitin 2028.

Kontrata e mëparshme e italianit skadonte në qershor të këtij viti, duke e bërë atë një objektiv për shumë klube të mëdha, mes tyre edhe Barcelona.

Përpjekjet e Barcelonës

Klubi katalanas u përpoq ta afronte Dimarco-n edhe verën e kaluar, duke shqyrtuar madje edhe një shkëmbim lojtarësh, ku Alejandro Balde do të shkonte tek Inter dhe italiani te Barcelona. Megjithatë, palët nuk arritën kurrë një marrëveshje.

Shanset e pakta për transferim

Me rinovimin e fundit të kontratës, shanset që Dimarco të transferohet te Barcelona janë zvogëluar akoma edhe më shumë. Kështu që katalanasit duhet të shohin për alternativa të tjerë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha