Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Klasifikim i ri për produktet e konsumit, kodet statistikore zëvendësohen

Klasifikim i ri për produktet e konsumit, kodet statistikore zëvendësohen
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar klasifikimin e ri të produkteve të konsumit individual sipas qëllimit (COICOP 2018), i cili do të përdoret për mbledhjen, përpunimin, klasifikimin dhe publikimin e të dhënave statistikore zyrtare.

Detajet e vendimit

Sipas vendimit, institucionet dhe organizatat pjesë e Sistemit Kombëtar Statistikor, përfshirë INSTAT-in, Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të marrin masat për zbatimin e klasifikimit të ri dhe përditësimin e informacionit statistikor zyrtar.

Me hyrjen në fuqi të vendimit, kodet statistikore të përdorura deri tani do të zëvendësohen me kodet e parashikuara në klasifikimin COICOP 2018.

Shfuqizimi i klasifikimit të mëparshëm

Vendimi shfuqizon klasifikimin e mëparshëm, të miratuar me vendimin nr. 515, datë 20 shtator 2017, dhe ngarkon INSTAT-in, Bankën e Shqipërisë dhe institucionet e tjera për zbatimin e tij.

Klasifikimi i ri hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/gj.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha