“Një fitore ndaj një skuadre madhështore”. Kështu e përshkroi Luciano Spalletti suksesin e Juventusit në “Europa League”, në ndeshjen e transfertës ndaj AZ Alkmaar.
Vlerësimi i trajnerit
Trajneri bardhezi e vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij: “Luajtëm me autoritet, forcë dhe guxim. Merita është e të gjithëve. Kur zhvillon një ndeshje të tillë, në një fushë të tillë, do të thotë se të gjithë kanë dhënë maksimumin”.
Sipas Spallettit, “Juventusi dëshmoi mentalitet dhe qëndrim të jashtëzakonshëm”. Entuziazmin e tij nuk e zbehu as fundi i vështirë i takimit: “Ndoshta, nëse ndeshja do të zgjaste edhe pesë minuta, nuk do ta kishim fituar. Kjo na ndihmon të kuptojmë sa e fortë ishte skuadra kundërshtare. E them këtë sepse, pas fitores ndaj Nek, kisha lexuar gjëra që nuk ishin të vërteta. Forca e kundërshtarëve duhet njohur dhe vlerësuar”.
Burimi: telesport.al










