Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Argjentina zyrtarisht e heq Messin nga fanella numër 10

Argjentina zyrtarisht e heq Messin nga fanella numër 10
Foto: reporteri.al

Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një vendim të veçantë për fanellën me numrin 10, e cila për vite me radhë ka qenë e Lionel Messit.

Sipas raportimeve të mediumit argjentinas “TyC Sports”, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e mbajë këtë numër në dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor.

Fanella ikonike mbetet e pa përdorur

Kështu, fanella e famshme me numrin 10 do të mbetet e papërdorur, pas tërheqjes së Messit nga futbolli ndërkombëtar në shtator, sipas raportimit.

Ende nuk është marrë asnjë vendim për futbollistin që do ta trashëgojë këtë numër në të ardhmen.

Simbolika e numrit 10 në Argjentinë

Për Argjentinën, numri 10 ka një simbolikë të veçantë, pasi përveç Messit, atë e kanë mbajtur edhe legjenda si Diego Maradona.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha