Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Golden State fiton falë Curry, Phoenix mposht Orlando

Golden State fiton falë Curry, Phoenix mposht Orlando
Nov 24, 2025; San Francisco, California, USA; Golden State Warriors guard Stephen Curry (30) dribbles the ball next to Utah Jazz guard Keyonte George (3) in the second quarter at the Chase Center. Mandatory Credit: Cary Edmondson-Imagn Images

Dy takime janë luajtur sot në NBA. Ekipi i Golden State fitoi 120-100 ndaj Miami, duke korrur suksesin e gjashtë sezonal. Vendimtar ishte stoli i skuadrës së Warriors, nga ku erdhën 53 pikë.

Stephen Curry me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa për Miami, që pësoi humbjen e gjashtë, u dallua Mitchell me 22 pikë. Fiton edhe skuadra e Phoenix, që mundi 117-104 Orlando.

Devin Booker realizoi 30 pikë për Suns, lider në fushë për ekipin e tij, mbështetur edhe nga Brooks me 24 pikë. Për Orlando, 27 pikët e Carter Jr. nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha