Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Brusketa krokante me kërpudha kremoze dhe mocarela

Brusketa krokante me kërpudha kremoze dhe mocarela
Foto: bordo.al

Stina e vjeshtës ofron pjata bujare dhe shije të pagabueshme. Me ngjyra dhe aroma unike që zbukurojnë tryezat, këto receta të sezonit janë një kombinim ideal i perimeve si kërpudhat, kungujt apo patatet, deri te frutat, të cilat përshtaten me erëzat vjeshtore. Ja disa pjata që do të doni t’i gatuani përsëri.

Brusketë me kërpudha dhe mocarela

Brusketë me kërpudha dhe mocarela

Përbërësit: 600 g kërpudha, 100 ml krem i lëngshëm, 1 tufë sherebelë, 500 g mocarela, 1 limon, 3 lugë vaj, 1 qepë, trumzë, 2 thelpinj hudhër, 4 feta buke.

Përgatitja: Lyeni kërpudhat me një furçë dhe pritini në feta. Në një tenxhere, ngrohni kremin me gjysmën e gjetheve të sherebelës dhe lëreni të aromatizohet për 10 minuta. Shtoni mocarelën dhe lëngun e limonit dhe përziejini të gjitha së bashku. Qëroni qepën dhe grijeni imët. Në tigan skuqni kërpudhat me qepën. Shtoni trumzën dhe gjethet e mbetura të sherebelës duke i rregulluar me kripë dhe piper sipas dëshirës. Pasi kërpudhat të marrin ngjyrë të artë, shtoni kremin e mocarelës. Lëreni të ziejë për disa minuta derisa të trashet. Në një tigan tjetër, thekni fetat e bukës nga secila anë me thelpinj hudhre. Shërbejeni duke vendosur kërpudhat kremoze mbi bukë dhe spërkatini me lëkurë limoni dhe trumzë të freskët.

Ju bëftë mirë!

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha