Talenti duket në çdo prekje të topit. Kështu ndodh këtë sezon edhe me Ernest Muçin, i cili, në vazhdim të edicionit të kaluar, po jep një kontribut shumë të madh për Trabzonsporin, që ka pretendimet më të mëdha të viteve të fundit.
Ndeshjet e fundit
Lojtari ofensiv shqiptar, i cilësuar si një “numër 10 i vërtetë”, ndoshta nuk ishte aq vendimtar sa në dy ndeshjet e kaluara, kur dha përkatësisht tri asiste, por edhe kështu u ndje në çdo aksion. Në ato ndeshje shënoi një gol dhe shërbeu një asist.
Pasimi i tij i mrekullueshëm i dha rastin e golit Mohamed Salahut, i cili u ndal nga portieri në duelin që Trabzonspori e fitoi 2-0 në fushën e Alanyasporit.
Asisti i pa njohur
Më pas erdhi momenti tjetër që duhej të ishte asist i shqiptarit. Pasimi i tij për Salahun u prek nga një lojtar tjetër, dhe “Faraoni” egjiptian e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Me të drejtë, ish-ylli i Liverpoolit bëri me shenjë nga Muçi, si njeriu që meritoi vlerësimin për krijimin e golit. Kjo është hera e dytë në tri ndeshjet e fundit që ylli kuqezi krijon gola reale, por sipas rregullores nuk i njihet asist.
Kjo ndodhi edhe në sfidën e fituar 4-3 në fushën e Rizesporit, kur lojtari i Shqipërisë i dha tre pasime për golat, si dhe krijoi një tjetër, pasi gjuajtja e tij u devijua nga portieri dhe u dërgua në rrjetë nga shoku i skuadrës.
Statistikat
Pra, Muçi duhej të kishte 8 asiste dhe 3 gola në vetëm 10 ndeshje të Superligës turke, ndërsa realisht ka 6 pasime për gola dhe 3 gola. Trabzonspori ndërkaq është ngjitur në vendin e dytë në ligë, me 25 pikë, dy më pak se 28 të Galatasarayit, kampion dhe kryesues.
/abcnews.al
Burimi: abcnews.al










