Aktorja e njohur turke, Aslıhan Malbora, ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në mediat turke lidhur me jetën e saj private dhe marrëdhënien me aktorin e famshëm Çağatay Ulusoy.
Lajmet për martesë
Prej disa ditësh, në mediat turke është përfolur se çifti po përgatitet të kurorëzojë dashurinë me martesë. Madje, sipas pretendimeve, ceremonia do të zhvillohej muajin e ardhshëm, jashtë Turqisë.
Megjithatë, e pyetur nga gazetarët pas daljes nga një shfaqje teatrale, Malbora i ka mohuar këto raportime, duke u shprehur:
“Jo, nuk ka diçka të tillë. Nuk po martohem”.
Pretendimet për shtatzëni
Përveç zërave për martesë, aktorja është përballur edhe me pretendime se është në pritje të ëmbël. E pyetur nëse po mendonte të ndërmerrte masa ligjore ndaj atyre që përhapën këto lajme, ajo u përgjigj:
“Nuk jam shtatzënë dhe nuk mendoj të ngre padi”.
Me këto deklarata, aktorja ka hedhur poshtë spekulimet për një martesë të afërt dhe shtatzëni, ndërsa marrëdhënia e saj me Çağatay Ulusoy vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave turke. /Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










