Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij: Uroj që Erioni të kuptojë gabimin

Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij: Uroj që Erioni të kuptojë gabimin
Foto: top-channel.tv

Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë e PS Tiranë.

Një çështje personeli në Bashkinë e Tiranës

“Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Policisë Bashkiake, ashtu si edhe drejtues e punonjës të tjerë në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?

Ky i fundit i adresohet shprehimisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtor politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku nuk do të tolerohet më asnjë pasqyrim i fjalëve të tij ndaj popullit dhe kësaj familjeje, si e ëma e Zeqos në majë të thanës.

Paralajmërimi për zyrtarët e Bashkisë

“S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj (Kreu i policisë bashkiake), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës.

Zgjedhjet e 9 majit dhe alternativa politike

Mungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria”, tha Rama.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha