Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama kërkon unifikimin e taksave për biznesin e vogël

Rama kërkon unifikimin e taksave për biznesin e vogël
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 21 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, kërkoi sot unifikimin e taksave dhe tarifave për biznesin e vogël në të gjitha bashkitë e vendit.

Kërkesa për taksa të unifikuara

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për Tiranën, Kryeministri theksoi se për taksat dhe tarifat vendore, Partia Socialiste duhet të ketë një kontratë unike të qartë dhe detyruese për të gjithë kandidatët e saj në rang kombëtar.

“Nuk bën më sens që qeveria ta ketë zero taksën për biznesin e vogël, kurse bashkitë ta ngarkojnë biznesin e vogël me tarifa”, shtoi kryeministri.

Strehimi, shkollat dhe shërbimet shëndetësore në Tiranë

Rama theksoi angazhimin për të rritur volumin e apartamenteve sociale përmes reformës së fundit të strehimit të përballueshëm, si dhe për të adresuar nevojën për më shumë shkolla, kopshte dhe qendra shëndetësore në një Tiranë që rritet dhe zgjerohet pa pushim.

Turizmi dhe muzeumet në shtëpitë monument

Po ashtu, Rama theksoi se fokusi do të jetë zgjerimi i ofertës turistike të Tiranës me rrjetin e ri të muzeve në shtëpitë monument kulture, pasi janë shpëtuar nga shembja përmes shpronësimeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Uji dhe mbetjet

“Edhe sistemin e administrimit të ujit dhe mbetjeve do ta çojmë në një nivel tjetër, duke u nisur nga Tirana dhe pastaj në krejt Shqipërinë, përmes partneritetit të ri strategjik që po ndërton qeveria me operatorë të mëdhenj europianë”, tha Rama.

/a.g/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha