Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barcelona synon Gvardiolin, Flick i jep dritën e gjelbër

Barcelona synon Gvardiolin, Flick i jep dritën e gjelbër
Foto: gazetaexpress.com

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka miratuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Manchester Cityt, Josko Gvardiol, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Barcelona kërkon përforcim në mbrojtje

Skuadra katalanase është në kërkim të një qendërmbrojtësi këmbëmajtë dhe kroati shihet si një profil që i përshtatet kërkesave të trajnerit gjerman. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë, për shkak të çmimit të lartë dhe rëndësisë që Gvardiol ka në planet e Manchester Cityt.

Çështja financiare mund të ndryshojë planet

Megjithatë, Barcelona mund ta rishqyrtojë interesimin për kroatin nëse çështja financiare ndaj Manchester Cityt përfundon me sanksione që do të ndikonin në planet e klubit anglez. Deri më tani, nuk ka një vendim përfundimtar në këtë proces.

Sipas mediumit katalanas El Nacional, Gvardiol është një prej profileve që Flick e vlerëson për përforcimin e repartit defensiv, por realizimi i këtij transferimi mbetet shumë i vështirë.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha