Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë
Foto: shqiptarja.com

Partia Socialiste do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë, tha kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë forcë si të vetmen nga kalon rruga e bashkimit me BE.

Alternativat politike dhe rreziku për vendin

“Partia Socialiste nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative në një hapësirë politike ku alternativat e tjera janë jo vetëm shumë më të dobëta, por seriozisht të rrezikshme për të nesërmen e vendit. Pas çdonjërës prej tyre vjen kaosi, konfuzioni dhe paqëndrueshmëria, gjë që kërcënon Shqipërinë dhe është e dukshme për këdo që ka sy për ta parë.

PS është partia që do ta fitojë Tiranën dhe Shqipërinë, sepse është rruga nga kalon bashkimi me Evropën në këtë kohë kaq të ndërlikuar. Shqipëria jonë e vogël, pikërisht sepse është bërë e madhe, është bërë edhe arenë e luftës hibride kundër BE-së, kundër përparimit dhe kundër reputacionit tonë të rritur ndërkombëtar.

Pse kalon nga kjo parti rruga e fuqizimit ekonomik të Shqipërisë? Këtë e tregon më së miri pasqyra e buxhetit 2027. Ai buxhet nuk ra nga qielli, nuk e prodhuan as dëshirat tona, që i kemi pasur të mëdha që në krye të herës, por nuk kemi pasur mundësinë t’i kthejmë në buxhete, sepse nuk na e ka lejuar ekonomia e tkurrur. Këtë e ka bërë pikërisht ekonomia shqiptare, që është më e fortë”, tha Rama.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha