Tragjedia e pavdekshme e William Shakespeare-it, “Romeo dhe Xhulieta”, do të shfaqet sonte, më 21 nëntor, në kuadër të Festivalit “Moisiu”, në Shkup, me fillim nga ora 20:00.
Shfaqja vjen me regji të Ilir Bokshit, koreografi të Robert Nuhës dhe dramaturgji të Zoga Çeta Çitakut. Muzikën e ka përgatitur Memli Kelmendi, skenografinë Petrit Bakalli, ndërsa kostumet Njomëza Luci.
Në kastin e aktorëve janë Valmir Krasniqi, Qendresë Jashari, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Teuta Krasniqi, Eshref Durmishi, Veton Osmani, Blin Mani, Edlir Gashi, Labinot Rraci, Gani Rrahmani, Shpejtim Kastrati, Florie Bajoku, Alban Goranci, Elton Tahiri, Rrezon Zhinipotoku, Erza Sejdiu, Ergjan Mehmeti, Etnike Bogaj, Erina Sahiti, Aurora Hyseni, Elsa Belegu, Lis Maliqi, Erëza Osmani dhe Medin Beqiri.
“Romeo dhe Xhulieta” është një nga veprat më të njohura të dramaturgjisë botërore, e cila vazhdon të rikthehet në skenat teatrore përmes interpretimeve dhe qasjeve të ndryshme artistike./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










