Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Restaurohet ikona e Shën Marisë me Krishtin pas vitesh dëmtimi

Restaurohet ikona e Shën Marisë me Krishtin pas vitesh dëmtimi
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Ikona e “Shën Marisë me Krishtin”, e tipit përkëdhelëse, i ka shpëtuar rrënimit falë restaurimit në laboratorin e Konservimit dhe Restaurimit të Muzeut Onufri.

Kjo vepër tashmë është e ekspozuar në Qendrën Kombëtare të Muzeumeve në Berat.

Historia e veprës

Vepra e shekullit XVI vjen nga kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës, në Kalanë e Beratit, dhe prej 40 vitesh ruhet në fondin e Muzeut Onufri.

Para ndërhyrjes, ajo kishte dëmtime në suportin prej druri, humbje të shtresave përgatitore, ngritje të pelikulës piktorike dhe papastërti të qëndrueshme nga ndërhyrje të mëparshme. Piktura ruhej në rreth 60% të sipërfaqes.

Restaurimi dhe rezultati

Pas restaurimit, pjesët e ruajtura zbulojnë sërish forcën e ngjyrave, të kuqen, ultramarinën dhe kobaltin, si edhe elegancën e kaligrafisë dhe stilizimin në ar. Edhe pse një pjesë e pikturës ka humbur, bukuria e ikonës mund të vlerësohet nga afër në Muzeun Onufri.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha