Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Dëbora bllokon malet e Kukësit, energjia ndërpritet në disa fshatra

Dëbora bllokon malet e Kukësit, energjia ndërpritet në disa fshatra
Foto: shqiptarja.com

Qarku i Kukësit vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të motit, me kthjellime dhe reshje të lehta shiu. Në zonat e larta malore, mbi 1,000 metra lartësi, në malet Gjallicë dhe Koretnik, gjatë orëve të fundit ka pasur reshje bore.

Rrugët dhe punimet për pastrimin e tyre

Sipas njoftimit të Prefekturës së Kukësit, si pasojë e reshjeve, rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë të ekspozuara ndaj rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujërave. Subjektet kontraktore vazhdojnë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim garantimin e qarkullimit. Aktualisht, të gjitha rrugët nacionale janë të qarkueshme.

Ndërprerjet e energjisë elektrike

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në disa zona të qarkut. Në Kukës, pa energji elektrike janë fshatrat Nimçe dhe Kolesjan, ku, sipas OSHEE-së, për shkak të defekteve në kabinat elektrike, kanë mbetur pa energji 31 abonentë në Nimçe dhe 85 abonentë familjarë në Kolesjan. Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe në fshatin Nikoliq të Hasit, si dhe në njësinë administrative Lekbibaj në Tropojë.

Grupet e punës po ndërhyjnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonat e prekura. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, deri më tani nuk ka raportime për probleme të tjera ose bllokime të rrugëve.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha