Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kryeministri lë SHISH pa drejtues, Lala kërkon dorëheqjen e Ramës

Kryeministri lë SHISH pa drejtues, Lala kërkon dorëheqjen e Ramës
Foto: balkanweb.com

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi rastin e Vlora Hysenit, duke e përshkruar atë si një çështje që kërkon një hetim të thelluar dhe që, sipas saj, zbulon dështimin e institucioneve shqiptare.

Rasti i Vlora Hysenit dhe SHISH-i

Lala deklaroi se çështja duhet të hetohet për të kuptuar mënyrën se si ka vepruar Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), institucioni që ka përgjegjësinë për garantimin e sigurisë kombëtare.

Sipas gazetares, përgjegjësinë për këtë situatë e mban edhe kryeministri Edi Rama, i cili, sipas saj, e emëroi Hysenin në krye të SHISH-it.

Gazetarja theksoi se arrestimi i ish-drejtueses së shërbimit informativ, edhe pse ajo ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, sipas saj, duhej të kishte sjellë dorëheqjen e kryeministrit.

“Ndoshta deri më 15 dhjetor do të kemi emrin e gjykatësit që do trajtojë çështjen. Rasti i Vlora Hysenit ka nevojë për një hetim të thelluar është një dështim i të gjitha institucioneve. Së pari dështim i zotit Rama që solli një njeri të pacertifikuar në krye të SHISH. Së dyti për të kuptuar në çfarë gjendje është ky institucion që do duhet të garantonte sigurinë kombëtare, mendoj është çështje që do tregojmë shumëçka për mënyrën se si ka funksionuar shteti shqiptar…Arrestimi i shefesh së SHISH , pavarësisht se është në “arrest shtëpie” do të duhet të kishte sjellë dorëheqjen e kryeministrit të vendit. Pavarësisht faktit se zonja Balluku dyshohet për korrupsion , rasti i ish shefes së shërbimit informativ shtetëror , ka dyshime se ka nxjerrë informacion sekret ka ndihmuar një person të krimit të organizuar në arrati dhe është vënë në funksion sipas pretendimeve të SPAK të një personi që është i dyshuar për krim të organizuar. Dhe unë nuk kuptoj pasivitetin e Presidentit dhe kryeministrit që kanë lënë Shërbimin Informativ Shtetëror pa një drejtues, është çmenduri. Është presidenti në detyrë? Çfarë bën?”, tha mes të tjerash gazetarja Klodiana Lala.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha