Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Balla komenton figurat e PS-së, këshilla për Spiropalin dhe kritika për Bushatin

Balla komenton figurat e PS-së, këshilla për Spiropalin dhe kritika për Bushatin
Foto: kohajone.com

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë komente në emisionin “Koha Jonë-Debat” për disa nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, duke ndarë vlerësimet dhe marrëdhëniet e tij me secilin prej tyre.

Gramoz Ruçi dhe Fatos Nano

Lesi: Gramoz Ruçi!

Balla: Është një nga njerëzit më të afërt për karrierën time politike dhe kam pasur fatin që edhe sot jemi shumë miq, takohemi shpesh, bisedojmë shpesh, por është një avantazh i madh të kesh punuar dhe të punosh e të jesh mik me Gramoz Ruçin.

Lesi: Fatos Nano!

Balla: Mbetet udhëheqësi im, në kuptimin e njeriut me të cilin punova për herë të parë. Pas pak ditësh do të përkujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta, me njerëzit e tij më të afërt dhe mendoj se ka pasur një kontribut shumë të vyer në atë pjesë të kohës që i shërbeu Shqipërisë dhe PS, për gjithçka që është sot PS.

Dritëro Agolli, Anastas Angjeli dhe Kastriot Islami

Lesi: Dritëro Agolli!

Balla: Patriarku i Partisë Socialiste.

Lesi: Anastas Angjeli!

Balla: Profesor, mik i veçantë dhe një njeri që ke gjithmonë kënaqësi ta takosh, të të japë këshilla.

Lesi: Kastriot Islami!

Balla: Nuk e di ku ndodhet Kastrioti të them të drejtën! Kam kohë që nuk kam folur.

Arta Dade, Ditmir Bushati dhe Mimi Kodheli

Lesi: Arta Dade!

Balla: Zysha shumë e mirë, e dua shumë.

Lesi: Ditmir Bushati!

Balla: Kam punuar me Ditmirin, uroj të di që i ka borxh Partisë Socialiste.

Lesi: Mimi Kodheli.

Balla: Mbetet një grua e mirë, e fortë dhe ka shërbyer si një ministre e shkëlqyer e Mbrojtjes. Mbi të gjitha një shoqe shumë e mirë.

Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Erion Braçe

Lesi: Elisa Spiropali!

Balla: E kam kolege Elisën, dhe këshilla që i kam thënë gjithmonë Elisës është: Në politikë secili bën një kontribut të caktuar dhe gjithmonë duhet të dish që këtë kontribut politik të mos e çosh dëm asnjëherë.

Lesi: Erion Veliaj!

Balla: Erion Veliaj, e kam shok, e kam mik. Ka bërë një punë të shkëlqyer qoftë si ministër dhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës. I uroj që këtë dallgë të jetës së tij, të përballjes me drejtësinë ta fitojë.

Lesi: Erion Braçe.

Balla: Shoku im më i mirë.

Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Edi Rama

Lesi: Fatmir Xhafaj!

Balla: Një prej njerëzve që në këto 22 vite së bashku, kam pasur fatin të mësoj prej tij shumë gjëra.

Lesi: Pandeli Majko!

Balla: Unë takohem me Pandin, dhe është ende në kohë për të kontribuar dhe është një prej atyre njerëzve që ia dëgjoj fjalën.

Lesi: Edi Rama!

Balla: Edi Rama është një prej atyre njerëzve që i ka sjellë një transformim Shqipërisë në shumë plane, jo vetëm si kryeministër. Dhe ne andej nga Elbasani kemi një shprehje “rrube”, dhe nuk ka një njeri në 100 vjet që ia ka ngritur rruben Shqipërisë, më shumë se Edi Rama nuk ka një tjetër.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha