Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Gashi për gruan e Jakup Krasniqit: Lavdi heroinave të heshtura

Gashi për gruan e Jakup Krasniqit: Lavdi heroinave të heshtura
Foto: gazetaexpress.com

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit, ka thënë se gruaja e tij, Sevdije Krasniqi, përfaqëson dhjetëra mijëra gra shqiptare që në kohët më të vështira mbajtën familjet, rritën fëmijët dhe përballuan dhimbjen e mungesës, ndërsa burrat e tyre ishin në burgje, përballeshin me tortura apo ishin në luftë.

Reagimi i Gashit në rrjetet sociale

‘’Lavdi grave të forta’’ ka shtuar Gashi në postimin e tij, dhe ‘’heroinave të heshtura të sakrificës’’.

‘’Kjo zonjë sot përfaqëson dhjetëra mijëra gra shqiptare që, në kohët më të vështira, mbajtën familjet, rritën fëmijët dhe përballuan dhimbjen e mungesës, ndërsa burrat e tyre ishin në burgje, përballeshin me tortura apo ishin në luftë.

Lavdi grave të forta, heroinave të heshtura të sakrificës, që mbajtën familjen, dinjitetin dhe shpresën në rrugën drejt lirisë!’’, ka shkruar Gashi.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha