President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, e cilëson si diçka të jashtëzakonshme ligjin për sponsorizimet në sport.
Në një intervistë për “90 minuta” në ABC News, Ylli tha se sporti shqiptar do të marrë disa para që nuk i ka pasur kurrë. Sipas tij, që të rriten standardet, sporti shqiptar duhet të ketë të paktën 50 milionë euro.
Ligji për bastet
Lidhur me bastet, Ylli deklaroi se ligji është në fuqi prej dy vitesh, por nuk funksionon. Presidenti i KOKSH nënvizoi se duhet hartuar një ligj fleksibël dhe se duhet konsultuar me grupet e interesit.
“Ligji i sponsorizimit është gjë shumë e mirë, sportit shqiptar do t’i vijnë disa para që nuk i ka pasur kurrë. Tani është bërë pak a shumë si ligji i Kosovës. Mund të shkojë 3 miliardë. Nuk është e mjaftueshme, por është mirë. Sporti shqiptar, që të ketë disa para, që të rrisë standardet, duhet të ketë 50 milionë euro. Ky projekt ligj i kërkuar personalisht nga unë, që kur kam qenë deputet, kjo që është bërë, të gjithë kanë meritë. Sporti është aset shumë i çmuar që kanë qytetarët shqiptarë. Sporti është një gjë shumë e rëndësishme. Kur bëhet një ligj i mirë, bën si ai që kemi bërë ne ligjet për sportin. Ligji i sponsorizimit është lajm i jashtëzakonshëm. Jemi në kohë të ngremë zërin. Ligji për kompanitë e basteve ka dy vjet që ka kaluar dhe nuk funksionon. Ti ke detyrim që paratë e publikut, ti thuash me transparencë, të bësh ligj fleksibël. Ligji i basteve nuk funksionon, i ikin Shqipërisë miliarda lekë. Dikush do që të mbetet në të zezë. Mendoj se duhet bërë një ligj i mirë. Duhet bërë mirë, duhen pyetur grupet e interesit”, theksoi ai./abcnews.al
Burimi: abcnews.al









