Hearts shfaqi një performancë mbresëlënëse në transfertë, duke mposhtur Dundee me rezultatin e thellë 8-0. Një kontribut thelbësor për këtë fitore të madhe dha edhe sulmuesi shqiptar Sabah Kerjota.
25-vjeçari realizoi dy herë në rrjetë, fillimisht në minutën e 23-të dhe më pas në të 81-tën. Ai nuk u ndal me kaq, pasi asistoi edhe për Findlay, i cili shënoi golin e tetë dhe të fundit për skuadrën e tij.
Platforma e njohur statistikore “Sofascore” i dha Kerjotës notën maksimale 10, si rrjedhojë e ndikimit të jashtëzakonshëm që ai pati gjatë lojës. Me këto paraqitje, ylli i Kombëtares shqiptare ka arritur në 3 gola dhe 3 asiste në këtë sezon.
Burimi: www.albeu.com










