Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, është parë duke debatuar me efektivët e policisë
Sipas pamjeve të siguruara nga Report TV, Biberaj shihet duke debatuar me efektivët e policisë, të cilët kishin bllokuar rrugën dhe ishin vendosur në formën e një kordoni policor.
Gjatë debatit, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar dëgjohet t’u thotë efektivëve: “Ja ku i keni patronazhistët”, duke treguar drejt anëtarëve të Partisë Socialiste që po dilnin nga Galeria e Arteve pas mbarimit të mbledhjes së Asamblesë së PS-së.
Burimi: shqiptarja.com










