Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Bonusi për bebe ndryshon nga 1 korriku 2027, deri në 600 mijë lekë për fëmijën e tretë

Bonusi për bebe ndryshon nga 1 korriku 2027, deri në 600 mijë lekë për fëmijën e tretë
Foto: kohajone.com

Bonusi i Bebes do të ndryshojë nga 1 korriku 2027, duke kaluar nga pagesa e menjëhershme në një mbështetje financiare mujore për pesë vitet e para të jetës së fëmijës.

Skema e re dhe masa e përfitimit

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka prezantuar skemën e re të mbështetjes financiare për familjet shqiptare. Sipas kësaj skeme, masa e përfitimit do të përcaktohet në bazë të numrit të fëmijëve në familje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se skema e re synon veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta dhe se detajet e përfitimit do të përcaktohen përmes kuadrit përkatës ligjor.

Shumat e mbështetjes

Postimi i plotë

Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare.

Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:

5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite

7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite

10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha