Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

BE-ja publikon raportin 2026: Hoxha e quan vlerësimin më gjithëpërfshirës

BE-ja publikon raportin 2026: Hoxha e quan vlerësimin më gjithëpërfshirës
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në MEPJ kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadoren Sofia Moreira de Sousa. Ajo i dorëzoi ministrit një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë.

Vlerësimi i raportit

Ministri Hoxha e cilësoi këtë raport si vlerësimin vjetor më gjithëpërfshirës, të detajuar dhe të gjerë mbi progresin e vendit dhe nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Raporti duhet lexuar si një i tërë. Duhet të mirëpresim progresin thelbësor dhe domethënës të arritur, i cili konfirmon se jemi në rrugën e duhur dhe se Shqipëria është e aftë jo vetëm të marrë angazhime, por edhe t’i përmbushë ato. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm, realistë dhe të vendosur përballë sfidave që mbeten, duke i adresuar ato përmes proceseve gjithëpërfshirëse, angazhimit konstruktiv dhe dialogut të mirëfilltë”, shkroi Ministri Hoxha në rrjetin social X pas takimit.

Objektivi i vitit 2027

Sipas tij, udhërrëfyesi i Komisionit drejt vitit 2027 jep një drejtim të qartë. Për herë të parë, objektivi i Shqipërisë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është pasqyruar në një dokument të BE-së si një objektiv ambicioz, por i arritshëm.

“Arritja e tij do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme, reforma cilësore dhe, mbi të gjitha, zbatim efektiv dhe të qëndrueshëm”, theksoi Ministri.

Angazhimi i ministrisë

Hoxha nënvizoi se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj institucionale dhe për të luajtur plotësisht rolin që i takon në këtë fazë përfundimtare dhe vendimtare të negociatave.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, shtoi ai, është objektivi dhe projekti ynë më i rëndësishëm kombëtar.

“Është një përpjekje e gjithë shoqërisë, ashtu siç përfitimet e anëtarësimit do t’i përkasin të gjithë shoqërisë. Për ta realizuar këtë projekt, nevojitet kontributi i të gjithëve”, përfundoi Hoxha.

BE-ja publikon raportin 2026: Hoxha e quan vlerësimin më gjithëpërfshirës

1 nga 2


/gj.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha