Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit
Foto: reporteri.al

Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri, dyshohet se ka kërcënuar me armë djalin e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit.

Incidenti në Ministrinë e Ekonomisë

Rasti ka ndodhur sot, në objektin e Ministrisë së Ekonomisë. Policia ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se është njoftuar rreth orës 12:00 për një rast kanosjeje.

Djali i Kadaj-Bujupit ka konfirmuar për Insajderin se ishte kërcënuar me revole nga Shaqiri, i cili pas incidentit është shoqëruar në stacion policor.

Shkaku i mosmarrëveshjes

Sipas informacioneve të Insajderit, mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur lidhur me një komision disiplinor.

Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në stacion

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha