Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Djali i Donikës Bujupit kërcënohet me armë në Ministri

Djali i Donikës Bujupit kërcënohet me armë në Ministri
Foto: reporteri.al

Djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit, u kërcënua me armë zjarri gjatë kohës që ishte në vendin e tij të punës, në Ministrinë e Ekonomisë.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vetë djali i Kadaj-Bujupit, duke thënë se incidenti ndodhi gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, kërcënimi u bë me revole nga zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri.

Mosmarrëveshja për komisionin disiplinor

Mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur lidhur me një komision disiplinor, ku Shaqiri ishte pjesë. Bujupi kishte refuzuar të merrte pjesë në këtë komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.

Para incidentit, Shaqiri i kishte kërkuar Bujupit, përmes emailit, ta plotësonte një formular. Ky i fundit i kishte përgjigjur se formularin duhej ta plotësonte vetë dhe pastaj t’ia sillte për nënshkrim.

Incidenti në Ministri

Sipas informacioneve të Insajderit, pas kësaj, Shaqiri dyshohet se e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e Ministrisë, ku dyshohet se ia ka vendosur revolen në kokë nga pas dhe e ka kërcënuar.

Pas incidentit, Sami Shaqiri është arrestuar.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha