Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Labinot Rexha: Familja e Jonës më ka kërcënuar katër herë

Labinot Rexha: Familja e Jonës më ka kërcënuar katër herë
Foto: kosovarja-ks.com

Ish-banori i BBVK-së, Labinot Rexha, ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me familjen e Jona Krasniqit dhe vetë këtë të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar se është kërcënuar disa herë nga familja e Jonës, ndërsa ka pretenduar gjithashtu se banorja e BBVK-së ka publikuar vazhdimisht video duke folur për të.

Labinot Rexha: Familja e Jonës më ka kërcënuar katër herë

Deklarata e Labinotit

“Gjatë gjithë qëndrimit tim në Big Brother, familja ime, kushërinjtë dhe të afërmit e mi nuk kanë kërcënuar askënd, pavarësisht se sa here dikush më ka sharë dhe më ka ofenduar apo sulmuar me fjalë”.

“Por më besoni nga familja e Jonës kam marrë më shumë se katër kërcënime. Ndërkohë ajo ka publikuar mbi 50 video duke folur për mua”.

“Unë kam zgjedhur të mos merrem me këtë lojë dhe t’i lë gjërat të kalojnë. Nuk kam nevojë të publikoj dhjetëra video për të treguar kush jam. Loja nuk fitohet me gjykime, me kërcënime dhe me presion ndaj të tjerëve. Loja fitohet me karakter, dinjitet dhe qytetari”, ka shkruar ndër të tjera Labinoti.

Video e publikuar para dy ditësh

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë e ka nxitur këtë reagim të këngëtarit, megjithatë para dy ditësh ai kishte publikuar në Instagramin e tij një video ku Jona kishte folur për të gjatë qëndrimit të tij të Big Brother VIP Kosova.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha