“Shame and Money”, që po rrugëton edhe drejt Oscar-it pasi u shpërblye me çmimin për filmin më të mirë në Festival del Cinema Europeo, shkruan KultPlus.
Filmi, me regji të Visar Morinës, tregon historinë e një çifti të moshës rreth të 40-ave, i cili detyrohet të largohet nga shtëpia dhe ferma e tyre në Kosovë pas një konflikti familjar.
Një fillim i ri në Prishtinë
“Shame and Money” e vendos në qendër përpjekjen e këtij çifti për të nisur një jetë të re në Prishtinë. Ata përballen me presionin dhe realitetin e një shoqërie gjithnjë e më kapitaliste, ku çdo hap kërkon para dhe kompromis. KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










