Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Filmi DUA para publikut në Nju-Jork pas përzgjedhjes për Oscar

Filmi DUA para publikut në Nju-Jork pas përzgjedhjes për Oscar
Foto: kultplus.com

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka organizuar një mbrëmje të veçantë filmike, gjatë së cilës filmi “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për çmimin Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, u prezantua para publikut amerikan.

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të OKB-së, zyrtarë dhe dashamirë të filmit nga SHBA-ja, si dhe shumë anëtarë të komunitetit shqiptar në Nju-Jork, njofton KultPlus.

Fjalët e hapjes dhe diskutimi

Të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti ambasadori Blerim Reka. Pas shfaqjes u zhvillua një diskutim mbi filmin, ku folën regjisorja Blerta Basholli dhe aktorët Yllka Gashi dhe Kushtrim Hoxha.

Historia e filmit

Përmes syve të një vajze të re, “DUA” tregon një histori të mbështetur në përvojat e fëmijërisë në Kosovë, në prag të luftës çlirimtare. Filmi trajton kujtesën kolektive dhe përvojat e një periudhe të vështirë të historisë së vendit, duke i sjellë ato edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju-Jork shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe i uroi filmit “DUA” sukses në rrugën drejt çmimeve Oscar../KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha