Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Prokuroria kërkon rrëzimin e pafajësisë së Luiz Ejllit në Gjykatën e Lartë

Prokuroria kërkon rrëzimin e pafajësisë së Luiz Ejllit në Gjykatën e Lartë
Foto: bordo.al

Çështja gjyqësore ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, i akuzuar për falsifikim dokumentesh, do të shqyrtohet tani nga Gjykata e Lartë.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila në maj të vitit 2025 e shpalli të pafajshëm Ejllin dhe bashkëpandehurin Fatmir Avdurramani, Prokuroria vendosi ta kundërshtojë këtë vendim me rekurs. Seanca në Gjykatën e Lartë është caktuar për 24 nëntor, me relator gjyqtarin Sokol Binaj.

Në qendër të çështjes janë dyshimet se Ejlli, kur nuk zotëronte më licencën e noterit, kishte përdorur vulën noteriale për përgatitjen e një deklarate që lidhej me justifikimin e burimit të 210 mijë eurove, në favor të Avdurramanit.

Vendimi i shkallës së parë dhe i apelit

Për këtë akuzë, më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e dënoi këngëtarin me një vit burgim, ndërsa Avdurramanin me 18 muaj burgim.

Megjithatë, vendimi u përmbys në Apel, ku të dy të pandehurit u shpallën të pafajshëm. Prokuroria e Apelit nuk e pranoi këtë përfundim dhe kërkoi ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë, e cila do ta shqyrtojë rekursin më 24 nëntor.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha