Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Primo Shllaku: Kadare nuk meriton vendin që i është dhënë

Primo Shllaku: Kadare nuk meriton vendin që i është dhënë
Foto: kultplus.com

Në një intervistë për Top Channel, shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku tha se njeh pak shkrimtarë me integritet dhe se komunizmi ishte një kohë e përdhunimit të ndërgjegjes njerëzore.

Sipas tij, shkrimtarë si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli kanë bërë një sakrificë vetëvrasëse nga ana intelektuale. I pyetur nëse mendon se Ismail Kadare është i mbivlerësuar, Shllaku u përgjigj me po.

“Ajo kohë ka qenë kohë e përdhunimit të ndërgjegjes. Po të vendosje të dilje para publikut me një vepër, ti nuk do dilje me atë që mendoje vetë. Ata që kanë shkruar kanë bërë një sakrificë të madhe vetëvrasëse. Nëse ti ke parime të tuat personale, sepse letërsia është personale.

Kadareja patjetër që është i mbivlerësuar, sepse sikurse thotë dhe Lasgush Poradeci, Ismaili ka qenë muzë shtetërore, ai ka ngritur larg figurën e diktatorit. Unë nuk them që Ismail Kadare nuk është shkrimtar race, por ai ka sakrifikuar shumë nga vetja e tij nëse e ka pasur veten e tij. Nëse vetja e tij është ajo që janë veprat me tituj si ‘Dimri i madh’ apo ‘Koncert në fund të dimrit’, atëherë e ka sakrifikuar veten dhe ka kujtuar se ky sistem ishte i përjetshëm dhe s’ka për të mbaruar kurrë”, tha ai.

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha