Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Policia mbulon Maratonën e Tiranës për sigurinë e pjesëmarrësve

Policia mbulon Maratonën e Tiranës për sigurinë e pjesëmarrësve
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka përgatitur një plan të përbashkët masash për të siguruar që “Wizz Air Tirana Marathon” të zhvillohet në mënyrë normale dhe të sigurt.

Shërbimet e Policisë janë të pranishme në çdo pjesë të garës, duke garantuar sigurinë, rendin dhe funksionimin e rregullt të aktivitetit. Nga menaxhimi i trafikut dhe sigurimi i perimetrit, deri te koordinimi me Policinë Bashkiake dhe stafin drejtues të aktivitetit, ato vazhdojnë t’i kryejnë detyrat me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Policia e Tiranës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kërkon mirëkuptimin e tyre për respektimin e masave kufizuese të qarkullimit deri në përfundim të maratonës.

/m.q/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha