[Fatjon Konomi](https://shqiptarja.com/tag/174680) është shpallur fitues i Maratonës së Tiranës në kategorinë e meshkujve, duke zënë vendin e parë në garën prej 42 kilometrash.
[Maratona e Tiranës](https://shqiptarja.com/tag/19354) ka mbledhur këtë vit rreth 5,800 vrapues nga të paktën 40 vende të ndryshme, që kanë garuar në pesë kategori.
Pjesëmarrësit kanë konkurruar në maratonën e plotë prej 42 kilometrash, gjysmëmaratonën prej 21 kilometrash, garën 10 kilometra, kategorinë e re 5 kilometra dhe garën 3 kilometra “We Too”.
Burimi: shqiptarja.com









